Bushati: Në qershor presim marrjen e statusit

Apr 30, 2014 | 18:30
SHPËRNDAJE

Bushati në Uashington, në Konferencën e Këshillit të Atlantikut

UASHINGTON- Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati në një intervistë për Zërin e Amerikës shprehet se pret që në qershor Këshilli  do t’ia akordojë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Sipas Bushatit, ky është një vendim i vonuar sa i përket Shqipërisë, sepse sipas tij, Shqipëria ka 4 vjet që endet dhe është pjesë përbërëse e saj.

Bushati ndodhet në Uashington, për të marrë pjesë në Konferencën e Këshillit të Atlantiku.

Në fjalën e tij Ministri Bushati theksoi se, “në kontinentin evropian vijojnë të ekzistojnë zona me potencial të lartë destabilizues, të cilat kur shoqërohen me agjenda zgjerimi rivale, krijojnë kushtet ku e drejta ndërkombëtare dhe parimet themelore demokratike mund të shkelen pa u ndëshkuar”.  Gjithashtu Ministri Bushati u shpreh se as Evropa dhe as NATO nuk duhet të injorojnë sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor, për sa kohë i gjithë rajoni nuk është ende plotësisht i ankoruar në rrjedhat euro-atlantike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura