Burri masakron gruan me thikë, nëna e shtatë fëmijëve ndërron jetë duke u munduar të mjekojë plagën në gjoks

Jan 20, 2020 | 16:03
SHPËRNDAJE

Një burrë është atori i vrasjes me thikë të bashkëshortes së tij, në Paphos, Qipro. Policia vendase bën me dije se viktima është një grua siriane 31-vjeçare, nënë e shtatë fëmijëve. Ajo u gjet e masakruar me thikë në banesën e saj. 

policia12

Një zëdhënës i policisë tha se viktima ishte gjuajtur me thikë në gjoks, por priten hetime të mëtejshme në lidhje me vdekjen e 31-vjeçares.

Policia bë me dije se tre nga pesë fëmijët që jetonin me nënën e tyre (5 deri 12 vjeç) ishin në shtëpi në kohën e vrasjes, pesë prej tyre në shtëpinë e mirëqenies, ndërsa dy fëmijët e tjerë 16 dhe 17 janë në Siri.

Nuk dihet ende nëse viktima dhe autori janë përplasur para vrasjes, por sipas të dhënave të mediave greke ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 ose 8 të mëngjesit.

Policia ka raportuar se gruaja fatkeqe ishte e gjallë pas plagosjes dhe n sy të fëmijëve të saj po përpiqej që të shëronte plagët, por nuk arriti t’ia dilte.

Të hënën e kaluar, një çështje u ngrit kundër bashkëshortit të saj të kërkuar 37-vjeçar për gjoja vjedhjen e sendeve të ndryshme nga shtëpia e tyre. Në të njëjtën kohë, krime të ndryshme janë duke u hetuar kundër tij, për shkelje të dhunës në familje të Ligjit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura