Bundesliga, 3-3 emocionues në Verder-Nyrenberg

Sep 30, 2013 | 12:39
SHPËRNDAJE

Ndeshje emocionuese me shumë gola, plot gjashtë të tillë në Verder Bremen-Nyrenberg. Festivalin e nisi Dabanli që në minutën e tetë, i cili ngatërroi portë dhe kaloi të zotët e shtëpisë në avantazh. Makiadi, Junuzoviç, Hunt dhe Ekiçi duken edhe më të karikuar pasi tabela tregon 1-0, ndërkohë që nderin për të shënuar të dytin e ka Eljero Elia, goli i parë për të me fanellën e Verder Bremen. Nyrenberg që vjen pas dy barazimesh radhazi nuk mund ta pranojë këtë deficit dhe nis të ushtrojë presion te kundërshtarët. Kijotake shënon dhe redukton kështu avantazhin e vendësve. Por ka ende gola. Drmiç barazon për miqtë, por Elia shënon sërish për vendësit. Por, asgjë nuk ka përfunduar sepse Hlousek shpëton Nurembergun nga disfata, duke i ndarë të dyja ekipet me nga një pikë në këtë përballje të javës së shtatë në Bundesliga. Kurse në takimin tjetër, Shtutgarti u rikthye te fitorja pasi mundi 4-0 Eintraht Braunshvajgun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura