Arrihet pakti me ACR, minatorët dalin nga greva

Sep 30, 2011 | 9:47
SHPËRNDAJE
Momenti i daljes nga greva e urisë së minatorëve

BULQIZE- Minatorët e Bulqizës, ngujuar prej  ditesh ne greve urie kane lene sot ambientet e greves.

Pas nënshkrimit  zyrtar te paktit mes tyre dhe kompanise koncensionare ACR, minatoret kane dale nga greva.

Ata do t’i rikthehen punës ditën e hënë të javës së ardhshme në orën 7:00.

Lajmi per nenshkrimin e marreveshjes eshte konfirmuar mbreme nga nënkryetari i Konfederatës së Minatorëve të Shqipërisë, Taf Koleci, i cili është edhe nënshkruesi i marrëveshjes me ACR-në.

Mësohet se kompania ka pranuar të rrisë pagat e minatorëve në masën 20%, të përmirësojë kushtet e punës, të bëjë transparencën e investimeve në minerë,  të paguaje 22 ditët e grevës si dhe do tu jepë pagën e 13-të.

Mësohet se minatorët kanë rënë dakord që të mbetet në detyre drejtori i minierës, një nga kërkesat që prej disa ditësh kishte penguar arritjen e marrëveshjes mes palëve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura