Buka lejla, më e shëndetshmja e momentit

Apr 1, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Eshte shpikur së fundmi nga një shkencëtar nga Singapori. Buka lejla, siç mund të dini për të gjitha perimet me këtë ngjyrë, është e pasur në antioksidantë. Për t’u thelluar më shumë rreth çështjes, është pyetur një gjenetiste.

 

Bledar Kola
Bledar Kola

Shpikja e re i takon Zhou Weibiaos, shkencëtarit të Universitetit Kombëtar të Singaporit. Superushqimet janë ata me densitetin e duhur të elementëve ushqyes që i sjellin të mira shëndetit fizik dhe atij mendor dhe në këtë rast, është e gjitha meritë e antocianinës që shkencëtari e ka marrë nga orizi i zi për t’ia shtuar përzierjes së re të brumit.

Antocianinat janë një grup flavonoidesh që u japin ngjyrë të kuqe dhe lejla shumë ushqimeve si frutat dhe perimet, por mbi të gjitha kanë veti antioksidante. Janë në gjendje të parandalojnë shumë sëmundje si ato kardiovaskularet dhe neurologjiket. Të gjitha këto i pohon gjenetistja Katia Petroni nga Universiteti i Milanos.

“Nëse ekstrakti i është shtuar brumit si në këtë rast arrin t’i ruajë vlerat, edhe pse në përmasa më të vogla sepse duke u pjekur buka i zvogëlon vetitë e antocianinës me 20%”.

Dromca me salcë shafrani të Elbasanit

Dromcat janë mjaft të thjeshta për t’u përgatitur dhe nuk keni pse të shqetësoheni nëse keni bërë më tepër nga ç’parashikuat, pasi mund t’i lini në ngrirje dhe t’i përdorni në një rast tjetër kur t’ju nevojiten.

pane-viola_980x571

Përbërësit:

Miell; ujë; mazë (mund ta zëvendësoni me pana); lëng mishi ose pjesë nga mishi barkut të derrit shafran Elbasani; bar; qepe.

Përgatitja: Në një tavë të gjerë hidhni miell. Përdorni një tufë çaji të tharë për të vijuar procedurën. Zhyteni tufën e thatë në ujë dhe pikojeni mbi miell, kokrrizat që do të formohen nga bashkimi i ujit me miellin, disa toptha të vegjël brumi, hiqini mënjanë në një enë tjetër. Vijoni kështu deri sa të keni masën që ju duhet të dromcave.

Mund t’i kaloni menjëherë në zierje deri sa të dalin në sipërfaqe të ujit të vluar, duhet fare pak kohë, thuajse një minutë. Në një tigan vendosni lëng mishi ose copa të vogla të pjesës së barkut nga mishi i derrit. Në rast se është kjo e fundit lëreni të skuqet mirë, shtoni pak ujë dhe më pas mazën ose panën e kuzhinës. Shtoni dromcat, përziejini së bashku dhe hidhni shafranin. Rregulloni shijen me kripë.

Vezë të mbushura/ antipasta e Pashkëve

10-migliori-ricette-uova-sode-ripiene

Përbërësit: vezë (aq sa doni të mbushni)

1. Peshk ton e verdhë; veze; kaperi; vaj ulliri.

2. kuskus; spec i kuq; bar; qepe; vaj ulliri; kripë; piper.

3. Spek; domate; qershi; lakër e kuqe.

4.Salmon; patate; kopër.

5. Me perime të grira imët si kungulli e karota përzierë me të verdhën e zierë të vezës, kripë, piper dhe vaj ulliri. Nëse doni mund të shtoni pak majonezë.

6. Kërpudha të kaurdisura me pak domate, hudhër e majdanoz.

Përgatitja: Me të gjitha variantet e përbërësve të mësipërm mund të përgatisni vezë të mbushura dhe secila do të ketë shije e ngjyrë tjetër. Nëse u kushtoheni vetëm vezëve të mbushura, për të qëndruar edhe brenda temës së festës, nuk do të keni asnjë nevojë për antipasta të tjera.

Që të thjeshtoni punën tuaj, merrni përbërës të gatshëm, për shembull, blini salmon të tymosur në vend të atij të freskët që do t’ju duhet ta përgatisni. Mjafton të përzieni përbërësit sipas ndarjes, të zieni vezët e t’i mbushni sërish. Tani mund të merreni vetëm me pjatën kryesore.

Brinjë qengji me salcë erëzash e konjaku

agnello

Përbërësit:

12 brinjë qengji; 150 ml salcë domatesh; erëza aromatike të përziera; hudhër; 2 thelpinj kripë; piper; vaj ulliri; gjysmë gote konjak; bukë të grirë.

Përgatitja: Grini dhe përzieni bashkë erëzat bashkë me 1 thelb hudhër. Hidhni bukën e grirë në një enë dhe pak kripë dhe kaloni aty brinjët nga të dyja anët. Në një tigan vini të skuqet një thelb hudhër dhe kur të marrë ngjyrë, hiqeni. Vini brinjët dhe gatuajini nga të dyja anët për 5 minuta.

Në të njëjtin tigan shtoni konjakun dhe lëreni deri sa të avullojë alkooli. Hidhni më pas salcën e domates dhe erëzat e përziera. Lëreni në zjarr edhe për një minuta dhe hiqeni. Vendosni brinjët në pjatë dhe shtoni salcën që përgatitët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura