BSH: Norma bazë e interesit, e pandryshuar

Apr 30, 2013 | 15:19
SHPËRNDAJE
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani

TIRANË- Banka e Shqipërisë ka vendosur të lërë të pandryshuar normën bazë të interesit, nderkohe qe ben apel per mbajtjen nen kontroll te deficitit dhe borxhit publik.

Në një deklaratë për mediat, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, duke iu referuar analizës më të fundit të Këshillit Mbikëqyrës të BSh ka deklaruar se norma bazë e interesit mbetet në nivelin 3.75%.

“Banka e Shqipërisë tërheq edhe njëherë vëmendjen për rëndësinë e ruajtjes së ekuilibrave fiskalë dhe kontrollin e deficit dhe borxhit publik në nivele të përballueshme e të padëmshëm për ekonominë shqiptare. Borxhi duhet të reduktohet në nivel të besueshëm, efektiv e transparent”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura