“Britania po sillet si Hitleri”/ Kremlini akuza të ashpra Theresa May: Helmoi ish-spiunin rus për të…

Mar 13, 2018 | 11:18
SHPËRNDAJE

Pas deklaratave të forta të djeshme nga zyrtarët britanik se Kremlini qëndronte pas helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal, sot Rusia është kundërpërgjigjur se autorët janë vetë britanikët të cilët kanë inskenuar këtë çështje për të dëmtuar dhe sulmuar figurën e Vladimir Putin.

Kryeministrja May ka lënë afat deri sot në mesnatë që rusët të japin një shpjegim për sulmin me ‘novichok’ ndaj Sergei Skripal dhe vajzës së tij rreth një javë më parë.

getty_russian-state-duma-in-plenary-session_new_gyi922132618jpg-js387014643

“Britania po sillet si Hitleri”, deklarojnë miqtë e Putinit ndërsa akuzojnë Theresa May për helmimin e Sergei Skripal për të diskredituar Putinin.

Sipas së përditshmes britanike ‘The Sun’, rusët kanë bërë kërkime të cilat kanë zbuluar se sulmi është bërë nga shkencëtarët britanikë të cilët kanë krijuar armën kimike ‘novichok’.

Ish-shefi i KGB, Nikolai Kovalyov pretendon se laboratori qeveritar ‘Porton Down’, i cili identifikoi agjentit nervor, ka gjasa të jetë pas sulmit.

Kovalyov, i cili ishte paraardhësi i Putinit si shefi i shërbimit sekret të Moskës, tha: “Ka një laborator (pranë Salisbury), i cili është i famshëm në të gjithë botën. Kontrolloni nëse ndodh ndonjë gjë nga atje”.

Ndërkohë, shkencëtari i armëve kimike, Dr Anton Utkin, ish-inspektor i OKB-së në Irak, mohoi ekzistencën e ‘novichokëve’ dhe bëri jehonë pohimit se Britania ndoshta ishte përgjegjëse për helmimin.

nikolay-kovalyov-with-vladimir-putin_zampolit_east2west

Dr. Utkin udhëhoqi shkatërrimin e armëve kimike në Rusi dhe është shprehur se “Unë kam të bëjë me eliminimin e armëve kimike të Rusisë dhe me gjithë përgjegjësinë unë mund të them se ne kurrë nuk kemi pasur një armë me këtë emër”.

“Në të vërtetë, është shumë e çuditshme që ekspertët britanikë kanë gjetur formulën e këtij ‘helmi’ super sekret që askush nuk e di. Nuk është e qartë as se si ata arritën të përcaktojnë se është prodhuar në Rusi”, ka thënë Utkin.

“E gjithë kjo ndodh në një kohë shumë të përshtatshme, para zgjedhjeve presidenciale ruse dhe Kupës së Botës. Po të isha britanik, nuk do të fajësoja rusët, por së pari do të kontrolloja sistemet e mia të sigurisë. Diçka e çuditshme po ndodh atje, nuk është hera e parë kur kriminelët sillen rreth e rrotull me substanca shumë toksike dhe radioaktive dhe shërbimet e fshehta nuk kanë ide për këtë”, u shpreh Dr. Utkin.

Pasardhësi i Putin në KGB, Kovalyov, tashmë një deputet në parlamenti rus, tha se akuzat janë një “provokim” kundër Rusisë.

“Nuk ka asnjë kuptim për Rusinë që të kërkojë të vrasë një spiun të dënuar 12 vjet më parë kur ky lajm do të dëmtonte fushatën për zgjedhjet presidenciale” tha Kovalyov.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura