Britania e Madhe i ka dërguar armë Rusisë? Qeveria nis hetimet, ja çfarë gjetën në fushat e betejës ushtarët ukrainas

May 2, 2022 | 23:42
SHPËRNDAJE

Britania e Madhe do të hetojë nëse elementë të ushtrisë së saj janë përdorur nga Rusia në Ukrainë. Një raport i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara ka bërë të ditur se nga kërkimet e forcave të armatosura ukrainase rezulton se në fushat e betejës në sistemet e armëve ruse janë gjetur elementë të prodhuar nga jashtë, në disa raste nga Britania e Madhe.APTOPIX Russia Ukraine War

Mbretëria e Bashkuar propozoi një embargo të armëve kundër Rusisë në vitin 2014 pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë.

Ndërsa ka raporte që tregojnë se disa licenca eksporti që i lejon Britanisë së Madhe të eksportojë armë në Rusi, konkretisht komponentë me përdorim të dyfishtë, të cilët kanë përdorim civil ose ushtarak.

Raporti nuk thotë se kur janë eksportuar elementët e sistemeve të armëve britanike por ka ngritur shqetësimet se pjesët e prodhuara në Britaninë e Madhe mund të kenë  gjetur rrugën e tyre për të hyrë në Rusi.

Sanksionet ekonomike perëndimore nënkuptonin se Moska do të mbështetej gjithnjë e më shumë në kontrabandën e komponentëve për të siguruar funksionimin e avionëve, raketave dhe municioneve të tjera të teknologjisë së lartë.

Daily Telegraph raporton se një hetim i Whitehall do të nisë për të parë komponentët e Britanisë së Madhe që përdoren në sistemet e armëve ruse.

“Ne kemi prezantuar sanksionet më të mëdha dhe më të rënda ekonomike me të cilat është përballur ndonjëherë Rusia, për dëmtuar makinën luftarake të Putinit, duke përfshirë sanksionimin e organizatave kryesore të sektorit të mbrojtjes dhe ndalimin e eksportit të teknologjive të tjera”,  theksohet në raport.

Mbretëria e Bashkuar ka një nga regjimet më të fuqishme dhe transparente të kontrollit të eksporteve në botë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura