Britani, kërkohet ndalimi i lëvizjes së lirë për personat nga vendet e BE

Aug 30, 2015 | 21:25
SHPËRNDAJE

Sistemi i emigracionit brenda Bashkimit Evropian është jashtë kontrollit, sipas Theresa May.

Theresa May
Theresa May

Ministrja britanike e Punëve të Brendshme kërkon një riformim të sistemit të lëvizjes së lirë në mënyrë që kjo mundësi t’u jepet vetëm atyre që posedojnë një punë në vendin e saj.

Deklaratat e ministres janë komentuar si një bllok edhe për personat e tjerë që janë pjesë e Bashkimit Europian, por që nuk kanë një punë në Britani.

Sipas shifrave të publikuara nga mediat e huaja, rritja e numrit të emigrantëve në Britani ka kapur një shifër historike. Nga muaji mars i vitit 2014 e deri në mars të 2015, në vend kanë shkuar rreth 329 mijë persona.

Ministrja e Brendshme thotë në një shkrim për “Sunday Times” se edhe shifrat e emigrimit nga vendet e BE-së janë dyfishuar krahasuar me 2010.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura