“Brezi jonë mori fund”/ ‘Jeta e mërzitshme’ e Olsi Bylykut pas pajtimit të Noizyt me Stresin, ky i fundit bën komentin epik në videon e aktorit

Aug 17, 2022 | 22:48
SHPËRNDAJE

Panoramaplus.al/ Dikur armiq me njëri-tjetrin, sot përqafohen para 18 mijë personave teksa ndajnë skenën së bashku!

Arkimed Lusha (Stresi) dhe Rigels Rajku (Noizy) kanë bërë paqe pas 13 vitesh “armiqësi”, dhe të gjithë janë shumë të lumtur për këtë. Të gjithë përveç Olsi Bylykut…

Aktori i humorit ka realizuar një video, ku tregon “gjendjen” e tij pasi Stresi dhe Noizy u pajtuan. Videon, të cilën e shoqëron me këngën “See You Again”, Olsi e ka publikuar në profilin e tij duke shkruar: “Jeta jonë pas pajtimit të Noizyt me Stresin… ndoshta kaq ishte e gjitha, dhe brezi jonë mori fund!”. Ndërsa në pamje aktori shfaqet i ulur në rrugë dhe i mërzitur.

Videoja gazmore ka marrë shumë reagime nga ndjekësi e tij, ku mes tyre bie në sy komenti i Stresit. Ashtu si fansat e tjerë edhe Stresi ka qeshur me videon. Reperi shkruan: “Loku më ke mek fareeee”

Noizy dhe Stresi performuan krah njëri-tjetrin në “Alpha Show” më 14 gusht në sheshin Nënë Tereza, në skenën ku 13 vite më parë ishin zënë me njëri-tjetrin. Sot reperët duket se janë bërë shok të mirë, duke mbështetur dhe u takuar me njëri-tjetrin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura