Brexit/ Bursat në pikiatë, fundoset stërlina, e “pëson” edhe Euro

Jun 24, 2016 | 11:25
SHPËRNDAJE

Edhe valutat kanë ndjerë menjëherë rezultatet e parë të Brexit. Herët në mëngjes në Azinë lindore, stërlina këmbehej me 1.4554 kundrejt dollarit, një rënie prej 2.18% krahasuar me mbylljen e djeshme, kur kishte prekur maksimumin e muajve të fundit kundrejt monedhës së gjelbër.

Screen-Shot-2016-06-24-at-07.53.18

Valuta britanika ka rënë në orët e fundit deri në një minimum 1.4152 dollarë amerikanë, ndërkohë që gjatë javës kishte fituar pothuaj 5% kundrejt tij.

Jeni ka rimarrë humbjet fillestare dhe tani kuotohet në nivelin 105.12 kundrejt dollarit. Tokio ka pësuar rënie me më shumë se 8%, Hong KOngu me 4.67% dhe Shangai me 1.19%.

Parashikohet një rënie e fortë në Bursat europiane, për shkak të Brexit. Sipas britanikes CMC Markets, bursa e Londrës pritet të ketë një rënie 7%.

bursat down

Stërlina ka rënë me më shumë se 10% në kuotën 13305 dollarë, minimum ky qysh prej vitit 1985. Stërlina ka rënë me më shumë se 6% kundrejt Euros dhe 15% kundrejt jenit.

Tregu i valutës ka ndjerë edhe ai pasojat e forta të referendumit në Britaninë e Madhe, ku ka fituar PO-ja për largimin nga BE.

Edhe Euro ka pësuar një rënie dhe tashmë këmbëhet me më pak se 1.10 dollarë, pra një rënie prej 3.7%./bota.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura