Bregu rrëfen të pathënat kur votohej reforma në drejtësi: Nëse një ditë zbardhen ato presione…

Nov 17, 2017 | 10:25
SHPËRNDAJE

Ish deputetja e PD Majlinda Bregu ka zbuluar sonte detaje nga koha e negociatave dhe angazhimit te ambasadoreve per votimin e reformes ne drejtesi.

“Reforma në drejtësi, dekriminalizimi dhe lufta kundër krimit të organizuar nuk do ishin te mundura pa angazhimin e ambasadoreve dhe partnereve nderkombetare. Dekriminalizimi nisi si një kauzë kur u mbështet fuqishëm me impenjimin serioz dhe me negociatat të dy ambasadorëve, atij amerikan dhe te BE.

majlinda-bregu-foto-e-re-1300x1100-1024x866

Reforma në drejtësi s’do hapë dyert e parajsës, do jetë kaq e vështirë për t’u zbatuar do ketë momente që do jetë krejtësisht e paarrirë. Asnje nuk e donte reformën nga kryeminstri që hiqej si më i përvëluari deri te opozita se kishte një paqartësi se cfarë do ndodhte. Ajo arriti të trembë ata që kishin promleme me drejtësinë”.

Teksa kujtoi se pse ambasadoret dhe nderkombetaret nderhyne ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD.

“Nuk kishin qartesi dhe nuk ishin te sigurt se cfare po ndodhte dhe se si transmetohej mesazhi i tyre nga kryetari i PD, tek anetaret e PD. Pra kemi te bejme me rritjen e nivelit te pabesueshmerise. A e dini se cfare ka ndodhur me reformen ne drejtesi?

Po ti kthehesh, i mbani mend shpeshtimin e kontakteve nga zyra e Bashës te e Berishës, që ambasadori Lu shkonte te Berisha, ikte te Basha, ikte Lu shkonte Basha, se nuk arrinin të besonin atë që thoshte kreu i PD.

Se di nëse do zbardhen ndonje ditë tensionet e trysnitë në momentet e votimit të reformës.

Problemet majiseshin, ambasadorët s’dinin se cili ishte qendrimi i PD. EPP ndërhyri në mbledhjen se donte të jepte mesazhe drejtpërdrejt për t’u thënë nje per nje deputeteve që ju duhet të jeni në zgjedhje, edhe sepse ne duam të kemi partnerët tanë për të kontroklluar dhe monitoruar qeverinë e Edi Ramës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura