Bregu: Rama nuk pati asnjë cicërimë për ligjet. Me Berishën shkojmë në Bashkimi Evropian

May 31, 2013 | 17:31
SHPËRNDAJE
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu

TIRANE- Ministria e Integrimit, Majlinda Bregu tha sot se me miratimin  tre ligjeve një ditë më parë Shqipëria është një hap më afër realizimit të ëndrrës së të gjithë shqiptarëve.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, nga selia e ministrisë së Integrimit, Bregu akuzoi kreun e Partisë Socialiste për bllokim, ndërsa shtoi se PD  e detyroi atë të votojë tre ligjet, pavarësisht se me kosto të madhe për shqiptarët dhe fëmijët e tyre.

“Duke se sindroma e bllokimit nuk ka ndërmend të marrë fund ka shpejt. Rama nuk i përmendi fare ligjet, as një cicërime nuk pati, as një deklaratë. Aq e fortë është sindroma e bllokimit sa i detyroi dje deputetët e tij të bllokojnë aministinë fiskale.”- tha Bregu.

Bregu e konsideroi një ditë të madhe ditën e djeshme, ndërsa theksoi se Berisha dhe demokratët do ta çojnë Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

“Ky është momenti ynë, jemi një hap më afër realizimit të ëndrrës së të gjithë shqiptarëve. Me Berishën dhe demokratët, ne u anëtarësuam në Këshillin e Evropës, nënshkruam marrëveshjen e stabilizim asociimit, u anëtarësuam në NATO, liberalizuam vizat. Berisha dhe demokratë udhëhoqën rrugën drejt BE-së, duke plotësuar të gjithë bashkë, me mxhorancën kushte për marrjen e statusit. Berisha dhe demokratët do  të çojmë Shqipërinë në BE”- përfundoi Bregu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura