Bordi i Transparencës publikon çmimet e karburanteve/ Nafta ulet me 3 lektë, rritet lehtë benzina

May 26, 2023 | 16:14
SHPËRNDAJE

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e karburanteve të caktuar në mbledhjes së ditës së sotme.

Nafte-karburatn-954-1068x710-1-600x360

Çmimi i shitjes së naftës do të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, nga 179 lekë, që ishte në vendimin e fundit në mbledhjen e datës 18 maj.

Benzina ka shënuar një rritje të lehtë me 1 lekë për litër, duke u tregtuar nga dita e sotme me 179 lekë për litër. Ndërsa çmimi i gazit do të vazhdojë të jetë 63 lekë për litër.

Njoftimi i plotë

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 26 Maj 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 82 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Maj, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura