BONUSI/ Dështon nisma e qeverisë, mjekët nuk joshen me 100 mijë lekë

Dec 26, 2015 | 9:03
SHPËRNDAJE

Bonusi i ofruar nga qeveria për mjekët që do të pranonin të punonin larg qendrës së tyre të banimit, nuk ka dhënë rezultatet e pritura.

Beqaj_Ilirhëndetësisë bëjnë me dije se vetëm 7 mjekë kanë firmosur deri më tani kontratën, ndërkohë, veç tyre, janë edhe 4 kërkesa të reja që kanë mbërritur dhe po merren në shqyrtim.

Duket se bonusi prej 100 mijë lekësh të rinj që do të ishte shtesë mbi pagën mujore për mjekët, të cilët do të vetofroheshin, nuk i ka joshur mjaftueshëm këta të fundit. Ministria e Shëndetësisë kishte planifikuar të mbushte mungesat për 200 pozicione vakante në spitalet rajonale dhe bashkiake.

Por nga muaji gusht deri më tani, vetëm 7 mjekë kanë bërë kompromis me nismën, duke u treguar të gatshëm për ta përqafuar atë.

PAGA

Aktualisht, një mjek paguhet mesatarisht 45-50 mijë lekë në muaj. Në muajin gusht ishte vetë Kryeministri Rama, ai i cili bëri të ditur vendimin për suport financiar për mjekët, që do të pranonin të punonin larg vendbanimit të tyre. Nuk ishin pak, por plot 100 mijë lekë shtesë. Në këto kushte, një mjek që i përgjigjet thirrjes së Ministrisë i takon të përfitojë mesatarisht 150 mijë lekë në fund të çdo muaji.

Kjo nxitje erdhi për shkak të nevojës për mjekë të përgjithshëm dhe specializantë në rrethe, kryesisht në zonat e thella të vendit. Ministria e Shëndetësisë e konsideroi me rëndësi këtë vendim, sepse, vetëm nëpërmjet tij mund të mbusheshin nevojat që paraqiten sot. Madje, u tha se jo të gjithë mund të shkonin dhe se numri do të ishte i limituar, duke mos e tejkaluar shifrën 200. Por kur kanë kaluar 6 muaj nga lançimi i nismës, duket se shifrat janë ende shumë larg pritshmërive të ngritura.

MUNGESAT NË RRETHE

Shqetësimi për mungesën e mjekëve specializantë është ngritur në mënyrë të vazhdueshme edhe nga ministri Beqaj. Në këtë mënyrë, qeveria e pa të udhës të shumëfishonte bonusin mujor për ata që do të pranonin që për një periudhë të caktuar kohe të shërbenin aty ku kishte deficiencë.

Para këtij vendimi, mjekët që punonin në rrethet Pukë, Has, Kukës, Malësi e Madhe, Tropojë, Dibër dhe Bulqizë merrnin shpërblim 4500 lekë në muaj, ndërsa ata që punonin në Mat, Mirditë, Gramsh dhe Librazhd, përkatësisht 3800 lekë në muaj. Por, me anë të një vendimi të miratuar në gusht të këtij viti, shpërblimi u bë 100 mijë lekë.

ADA HAZIZOLLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura