“Bombat” e opozitës/ Berisha: Nëse do të votohej nesër, PD dilte fituese në zgjedhje

May 15, 2018 | 23:13
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar sot në emisionin “Studio e Hapur” në News24, ka folur për një skenar të mundshëm nëse do të kishte zgjedhje së afërmi, dhe sipas tij PD dilte fituese.

berisha2222

Po të votohej nesër, a do dilte opozita fituese?

Absolutisht që po?

 Pse nuk u besoni sondazheve?

Herë dalin dhe herë nuk dalin, nuk mund tu besoj të gjithëve. Një kompani serioze më ka nxjerrë 10 pikë para në tiranë, por pastaj u ndryshua rezultati.

A është përgatitur PD për zgjedhje të parakohshëm?

Unë e kam thënë dhe e them se duhet një furtunë popullore. Pastaj të shkohet në zgjedhje. Nuk ka kurrë pushtet të pa bazuar në votën e qytetarë. Kush themelor është rrëzim i këtij regjim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura