“Bomba” e Blushit: Mburrja e Ramës në humbjen me Serbinë e papranueshme

Oct 12, 2015 | 8:23
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist Ben Blushi në një shkrim ekskluziv për “Panorama” hedh kritika të forta ndaj Kryeministrit Rama për qëndrimin që mbajti pas humbjes së Kombëtares tonë me atë të Serbisë.

Ben Blushi
Ben Blushi

Në këtë analizë, që është kryeartikull i gazetës “Panorama”, Blushi shkruan se edhe pse ekipi kombëtar dhe gjithë shqiptarët humbën ndeshjen, Kryeministri Rama duket se ka dalë i fituar dhe këtë e tregon me mburrje. Blushi shprehet se Rama ka vijuar zakonin e tij për të ngritur veten e tij e duke ulur të tjerët.

Sipas tij, ai mburret me masat e marra për të ruajtur rendin, për të kuruar imazhin e vendit, dekorin dhe nuk e ndien veten humbës, por fitues, ndërsa humbësit janë gjithë të tjerët.

Për deputetin socialist, sigurimi i rendit, qetësisë dhe mbarëvajtjes së ndeshjes me Serbinë, nuk është gjë tjetër veçse detyrë e kreut të qeverisë, puna e Kryeministrit.

ANALIZA E BLUSHIT 

letra letra2
letra3

SHENIM: Kjo analize eshte bere ekskluzivisht per gazeten “Panorama”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura