‘Bomba’ e ambasadorit për klanet kriminale, Shkëlzen Berisha kapet me Donald Lu

Oct 7, 2017 | 13:47
SHPËRNDAJE

Shkelzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha ka reaguar pas bombës së lëshuar nga ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu, lidhur me 4 klanet që mbajnë nën kontroll 20 familje kriminale në Shqipëri.

“20 grupet kriminale perse nuk u denoncuan para zgjedhjeve? Apo per te mos u folur ne dore?”- shkruan Shkelzen Berisha ne faqen e tij ne Facebook.

shkelzen

Kujtojme se vetem pak dite me pare, ambasadori amerikan Donal Lu foli me emra, beri akuza te forta dhe i dha mesazh te qarte qeverise.

Ja cfare tha Donald Lu

Sipas raporteve të Departamentit të Shtetit të SHBA, Shqipëria është qendër e aktivitetit të krimit të organizuar që përfshin trafikun e drogës, armëve dhe prostitucionit. Katër klane kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë operacione kriminale ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave, dhe pastrimi i parave.  Shqipëria ka një treg të zi jo të vogël për mallra kontrabandë, në radhë të parë duhan, bizhuterì, makina të vjedhura dhe telefona celularë.  Vendi mbetet në rrezik domethënës nga pastrimi i parave për shkak të korrupsionit të kudogjendur dhe një sistemi ligjor të dobët.

Janë disa emra të famshëm kriminelësh shqiptarë, si trafikanti i dënuar i drogës Emiljano Shullazi, për të cilët media pretendon se vazhdon të kryejë trafik droge dhe armësh nga qelia e paraburgimit. Ose Lul Berisha, kreu i bandës së dhunshme të Durrësit që gabimisht u lirua herët nga zyrtarët e burgut. Kjo çoi në arrestimin e drejtorit dhe avokatit të burgut, por në mënyrë të mistershme, Lul Berisha mbetet i lirë. Dhe së fundi, magjistari Klement Balili, një trafikant ndërkombëtar droge, i kërkuar nga Greqia dhe Agjencia e Zbatimit Anti-Drogë (DEA) e SHBA, por që ia ka dalë t’i shpëtojë drejtësisë shqiptare për 18 muaj falë paaftësisë së prokurorëve, policisë dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Ka edhe shumë Shullazë, Lul Berisha dhe Klement Balilë të tjerë në Shqipëri. Pyesni cilindo oficer policie dhe ai apo ajo do të tregojë edhe një duzinë tjetër drejtuesish të krimit që meritojnë të jenë në burg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura