Bogdani shënon, por Siena humbet, Cana titullar

Nov 1, 2012 | 14:59
SHPËRNDAJE
Erjon Bogdani

Erjon Bogdani ka shënuar golin e parë sezonal me Sienën. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare luajti si titullar në Sardenjë, ku Siena u mund 3-1 nga Kaljari. Nene hapi serinë e golave për vendësit në minutën e gjashtë dhe dyfishoi në të 26-ën. Ndërsa Sau trefishoi para se Bogdani të shkurtonte diferencat në minutën e 42-të. Sulmuesi shqiptar shfrytëzoi më së miri një pasim të artë të Kalajos dhe gati me portën bosh e dërgoi topin në rrjetë. Në pjesën e dytë Bogdani u zëvendësua nga Ze Eduardo në minutën e 67-të dhe vetëm pak minuta më vonë, Siena mbeti me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Luis Karlos Novo Neto. Ndërkohë ka shkuar disi më mirë për Lorik Canën, i cili luajti si titullar në barazimin 1-1 ndaj Torinos. Në takimet e tjera bien në sy humbja e Napolit në Bergamo ndaj Atalantës dhe përmbysja që Param i bëri Romës. Me përmbysje ka fituar dje edhe Interi, i cili shkoi në disavantazh me Sampdorian, por arriti që të rikuperojë. Nuk ndalet Juventusi, i cili mundi në sekondat e fundit falë golit të Pogbas, Bolonjën. Ndërkohë fitoi Kievo ndaj Peskarës, ndërsa Udineze barazoi me Katanian.

Seria A
Atalanta-Napoli    1-0
Kaljari-Siena    4-2
Kievo-Peskara    2-0
Inter-Sampdoria    3-2
Juventus-Bolonja    2-1
Lacio-Torino    1-1
Parma-Roma    3-2
Udineze-Katania    2-2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura