BMW-së i vihet flaka gjatë natës në Elbasan, reagon policia: Mjeti ishte…

Jul 19, 2018 | 9:06
SHPËRNDAJE

Një makinë është djegur gjatë natës në Elbasan, në pronësi të shtetasit L.Ç. 40 vjeç.

Sipas policisë makina është djegur rreth orës 4 të mëngjesit, por ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.

makina

Njoftimi i plotë

Informacion paraprak

Rreth orës 04:20, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan , ka rënë zjarr në mjetin tip “BMV” , me targë AA 099OJ, në pronësi të shtetasit L.Ç , 40 vjeç , banues në lagjen “Qemal Stafa”Elbasan.

Mjeti ishte i parkuar në anë të rrugës, dhe si pasojë e flakëve mjeti është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit.

Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

Vijon ende puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura