Bllokohen 30 objekte pa leje, hetim 11 personave

Sep 30, 2013 | 13:00
SHPËRNDAJE

Gjatë 24 orëve të fundit, nga shërbimet e Policisë së Shtetit janë proceduar 53 persona ne vend, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Në kuadër të punës për evidentimin e bllokimin e ndërtimeve abuzive, gjatë këtij harku kohor, strukturat e policisë kanë proceduar 11 persona, duke bllokuar dhe ndërtimet përkatëse në rrethet Shkodër, Tiranë dhe Korçë. Paralelisht me procedimin e tyre eshte bere edhe bllokimi i 30 objekteve pa leje.

Shkoder

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 4 personave për ndërtime abuzive, përkatësisht:

–          Artan K., vjeç 32, banues në fshatin Hajmel, pasi në Velipojë po ndërton një objekt (lokal) pa leje.

–          Pjetër M., vjeç 54, banues në fshatin Baks, pasi në Velipojë po ndërton një objekt (lokal) pa leje.

–          Prekë M., vjeç 47, banues në fshatin Baks, pasi në Velipojë po ndërton një objekt pa leje.

–          Françesko Gj., vjeç 42, banues në Shkodër, pasi në Velipojë po ndërton një objekt pa leje.

 

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë filloi procedimi në gjendje të lirë për 6 persona për ndërtime abuzive, përkatësisht:

–          Rodrik B., vjeç 64, banues në Korçë, pasi në lagjen Nr.10 ka ndërtuar një objekt pa leje.

–          Theodhoraq Z., vjeç 66, banues në Korçë,  pasi në lagjen Nr.6 ka ndërtuar një objekt pa leje.

–          Enver D., vjeç 56, banues në Korçë, pasi në lagjen Nr.1 ka ndërtuar një objekt pa leje.

–          Adriatik K., vjeç 49, banues në fshatin Sovjan, pasi është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje.

–          Hymet F., vjeç 62, banues në fshatin Hyrseli, pasi është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje.

–          Hyrsel T., vjeç 53, banues në fshatin Libonik, pasi është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë është proceduar në gjendje të lirë shtetasi Ramiz D., vjeç 53, banues në Kamzë, pasi është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura