“Blindohen” Krimet e Rënda, masa të larta sigurie para pretencës së “Shullazit”

Sep 25, 2018 | 11:48
SHPËRNDAJE

Masa te rrepta sigurie paraditen e sotme para Krimeve te Renda, pak para se trupa gjykuese te mblidhet per te degjuar pretencen e akuzes per dosjen Shullazi.

Sot pritet të jepet pretenca për Emilajno Shullazin dhe anetaret e bandes se tij. Si mund ta shihni edhe ne foto, forca të shumta policie kanë rrethuar këtë institucion.

shull

Kujtojme se pikerisht dosja e Shullazit futi në kaos prokurorinë e Krimeve të Rënda, kur prokuroret refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë cështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë. Nderkohe qe i vetmi prokuror i çështjes, Besim Hajdarmataj, i cili ka kryer katër muajt e parë veprime hetimore për “Shullazin”, u kundershtua nga pala mbrojtëse.

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, vendosi të shtojë numrin e prokurorëve në dosjen “Shullazi”, duke përdorur shortin. Pikërisht ky vendim i saj ka sjellë edhe përplasjen me prokurorët e tjerë. 

shull1

Pas kesaj situate reagoi kryeprokurorja, Arta Marku, e cila urdhëroi transferimin e përkohshëm në rrethe të tre prej prokurorëve të cilët refuzuan hedhjen e shortit, per Olsian Çela, Sonila Muhametaj dhe Besim Hajdarmataj që do të transferohet në Prokurorinë e Pogradecit.

Ndërsa për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Becin dhe Blerim Tominajn, kryeprokurorja Arta Marku ka kërkuar hetim disiplinor.

shull2

Nje dite me pare tre avokatët e Shullazit, i dergojne leter kryeprokurores Marku dhe Donika Preles, ku shprehin shqetësim se çështja ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij është dëmtuar dhe shqyrtimi gjyqësor nuk është i ftohtë dhe i paanshëm.

Aktualisht dihen dy prej prokuroreve te dosjes, Donika Prela dhe Gent Osmani, nderkohe qe dy te tjeret, ende nuk jane bere te ditur.

shull3

shull4 shull5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura