Blero dhe Afrona harrojnë përfundimisht njëri-tjetrin? Ish-çifti prezanojnë partnerët e rinj! Këngëtari lidhet me vajzën shumë vite më të re, “sozi” e ish-bashkëshortes

Nov 26, 2022 | 13:54
SHPËRNDAJE

Këngëtari i njohur Blero Muharremi është një ndër emrat më të njohur në mediat rozë. Sidomos rreth jetës private kohët e fundit pasi u nda nga Afrona Dika, në media gjatë këtyre ditëve u përfol se këngëtari i njohur shqiptar, Blero ka nisur lidhjen e re të dashurisë.

blero muharremi afrona dika1

Me këtë ngrit dyshime përmes imazhit të fundit, ku shihet pranë një vajze. Ashtu si duket edhe nga fotot, vajza ka një ngjashmëri të madhe me Afronën.

blero muharremi

Duket se artisti nga Maqedonia e Veriut ka një dobësi për biondet, ndaj edhe partnerja e tij e radhës është një sozi e ish-bashkëshortes së tij. Disa javë më parë, me anë të një deklarate në “Instagram”, këngëtari konfirmoi ndarjen e tij nga Afrona.

afrona dika2

“Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës. Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik.

afrona dika4

Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj, ta lënë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky vendim, i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë. Do ta vlerësoj shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqenëse kjo vërtetë do të jetë hera e fundit kur unë do të ju adresohem për këtë çështje. Faleminderit nga zemra për kohë. I juaji, Blero”, shkroi ai.

640-0-5d5d4f126b714

Tashmë, duket se Blero e ka harruar përfundimisht lidhjen me ish- partneren e tij dhe është i hapur për njohje të reja. Së fundmi artisti ka publikuar një foto në “InstaStory”, ku shfaqet krah një biondeje misterioze duke i bashkangjitur një “emoji” me zemër lelja.

blero muharremi2

Vajza në fjalë jeton në Gjermani dhe duket se kjo i ka intensifikuar edhe më shumë vizitat e tij në shtetin gjerman. Kohëve të fundit është aluduar për një lidhje të re edhe Afrona.

afrona dika3

Ajo ka publikuar një fotografi, ku shihet se ka dalë në darkë me një burrë, të cilit nuk ia ka zbuluar fytyrën. Më pas, ajo ka publikuar një foto të vetën, ku duket shumë e lumtur.

afrona dika1

Afrona nuk ka bërë asnjë reagim për këtë, por duket se historia me këngëtarin i përket të shkuarës. Ajo ka lënë të kuptohet se po nis një romancë të re, teksa ka publikuar në “Instastory” foton e një gjesti romantik që i ka bërë një koleg.

afrona dika

Ai i ka shkruar në një makinë llogaritëse fjalën “liebe” që do të thotë dashuri.

“Kur kolegu më surprizon”, ka shkruar Afrona krahas fotos.

blero muharremi afrona dika (9)

Por, si erdhi kjo dyshe deri te ky vendim?

Gjithçka ka nisur për debatet e vazhdueshme që çifti ka pasur për shkak të largësisë. Afrona ka këmbëngulur që të vijojë jetesën në Zvicër si dhe të angazhohet me një biznes të sajin atje.

blero muharremi afrona dika (8)

Nga ana tjetër, Blero shpeshherë ka kërkuar që dyshja të jetë së bashku dhe të ndërtojnë një familje. Duket se debatet mes tyre vetëm janë shtuar, duke çuar në një ndarje të vështirë të çiftit.

afrona dika blero muharremi (5)

Së fundmi, Afrona ka realizuar një intervistë virtuale në “Instagram”, ku dikush e ka pyetur nëse është beqare. Duke iu shmangur pyetjes, Afrona ka shkruar thjesht “Hmmm”, pa dhënë një përgjigje konkrete. Kjo vjen pasi këngëtari postoi një thënie në “InstaStory”, ku thuhej: “Të gjithë njerëzit të sjellin lumturi, disa nga prania e tyre, të tjerët nga mungesa e tyre”.

blero muharremi afrona dika (3)

Gjë që u interpretua si një tjetër “thumbim” për Afronën ku duket se Blero tashmë është i lumtur pa ish-partneren. Kujtojmë se këngëtari zbuloi para disa ditësh se ka vendosur të zbatojë “rregullin” e famshëm të aktorit Leonardo Di Caprio: Të mos dalë me femra mbi 25 vjeç.

afrona dika blero muharremi (1)

Këngëtari “goditi” me statusin e fundit ku shkruan se i pëlqen rregulli i ri i Leonadro Di Caprios për femrat nën 25-vjeç.

blero muharremi (11)

“Po më pëlqen shumë rregulli i Leonardo Di Caprios. 23-25, asnjë ditë më të vjetër. Ky është vëllai im”, shkruante Blero, teksa Afrona pak kohë më parë festoi 30 vjetorin e lindjes.

blero muharremi (9)

Pak ditë pas këtij statusi, Afrona postoi një foto që duket si një mesazh i koduar. Fotoja paraqet një njeri që largohet nga zona e komfortit për t’u rritur edhe pse ekspozohet ndaj shumë rreziqeve.

blero muharremi afrona dika (1)

“Hidhu”, shkruhej krah fotos. Pak kohë më parë, Afrona vendosi të merrej me biznes, ku hapi edhe një qendër estetike në Zvicër, ku edhe jeton prej kohësh. Ajo që ra në sy në inaugurimin e kësaj klinike, ishte pikërisht mungesa e këngëtarit.

blero muharremi afrona dika (7)

Krisja mes të dyve në atë periudhë kishte nisur, duke mos pasur shumë komunikim me njëri-tjetrin.

afrona dika blero muharremi (4)

E tashmë që kjo histori i përket të shkuarës, Blero është gati të na prezantojë me të dashurën e tij të re, që është gjithashtu disa vite më e re se ai.

afrona dika afrona dika2 afrona dika6 afrona-dika-blero1 afrona dika blero (2) teuta krasniqi blero muharremi afrona dika (9) Blero-dhe-Afrona-Dika afrona dika (2) afrona dika2 afrona dika1 afrona dika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura