Blerim Destani: Seksi është sport që kërkon energji

Aug 31, 2013 | 20:55
SHPËRNDAJE

Ai është përfolur më shumë për femrat dhe puron kubaneze, të cilën e ka kthyer në pasion të vërtetë kudo ku del për t’u argëtuar. Aktori i njohur maqedonas, Blerim Destani, këtë fundgusht ka qenë në Tiranë, për xhirimet e një filmi të ri artistik me metrazh të gjatë të regjisorit të njohur Fatmir Koçi. Destani, pasi ka përfunduar disa xhirime në Amsterdam, ka udhëtuar drejt Tiranës, për pjesën tjetër të xhirimeve të filmit me titll “Amerika nën çatinë time”, i destinuar për festivalet më të njohur të filmit në botë. Kështu, në një intervistë që i është bërë për emision veror “Kabriole” në “Top Channel”, Blerimi përveç eksperiencave në film, që është profesioni i tij, është ngacmuar nga gazetari Flavio Qarri edhe për marrëdhëniet me femrat. Ai ka pohuar se këtë verë ka qenë i zënë me punë, ndaj nuk ka pasur kohën e mjaftueshme për t’u marrë me to. Më tej ai ka sqaruar se të merresh me femra është një profesion më vete, që do angazhimin e duhur. Po ashtu, pa problem ai i është përgjigjur pyetjes për seksin dhe rëndësinë që ka në jetën e tij, duke e konsideruar atë “një sport më vete, që për ta ushtruar mirë duhet të kesh akumuluar energji të mjaftueshme”. Blerim Destani, edhe pse është përfolur për lidhje me disa femra të njohura, ai ende nuk ka pranuar asgjë publikisht në media për ndonjërën prej tyre. Dihet që fanset e tij më të shumta janë femrat, të cilat e kanë aprovuar edhe ndryshimin e look-t të tij së fundi, të prezantuar nga vetë aktori nëpërmjet disa fotove të reja të postuara në Instagram.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura