Bleona për “Mag Sky”: Me pamjen time jam e gatshme të pushtoj Amerikën

Oct 4, 2015 | 13:27
SHPËRNDAJE

bleona

Ndërkohë që një mjek nga provinca e Matit i propozon martesë, Bleona, pas Shqipërisë, po bën promovimin e këngës së saj të re për tregun amerikan ‘’Take you over”. Dje, Bleona ishte e ftuar në një televizion kombëtar rus ku ka dhënë një intervistë për “Mag Sky” në Itali, duke treguar peripecitë që e kanë shoqëruar deri në realizimin e këtij projekti.

Si keni arritur të finalizoni projektin ‘’Take you over’’?

Pas pesë vitesh punë të vështira për të krijuar një këngë që unë vërtet doja të më përfaqësojë. Në SHBA nuk mjafton të kesh vetëm një këngë të mirë, ju duhet të ofroni diçka të re, Lady Gaga, Madonna e Rihanna tashmë ekzistojnë dhe Amerika nuk ka nevojë për imitime. Nga tri projektet e para publiku do të kuptojë se kush jeni ju, kjo është arsyeja pse mua më mori shumë kohë ky projekt, që në vete përmban një pop të njohur amerikan e gjithashtu ka diçka europiane me theks, kërcim dhe qëndrim.

A ishte diçka ndryshe të punoje me producentët e industrisë amerikane?

Absolutisht, në Shqipëri unë kam mbi 200 kompozitorë që më ofrojnë këngët e tyre, por në këtë rast unë isha e vetme që duhej të vazhdoja, sepse në SHBA emri im nuk ishte i njohur.

Ishte e vështirë për një artist ky rrugëtim?

Kjo nuk është diçka personale, kjo është vetëm një çështje biznesi, ata kanë nevojë që dikush të ketë shitur mbi 3 milionë kopje, kjo nuk është e mjaftueshme që një prodhues mund të besojë në mua ose të më dojë si artiste. Së pari ka nevojë për një garanci të arritjeve dhe renditjen në majat e muzikës.

Si e keni bindur producentin që ju tashmë jeni një yll i popit?

Është një histori shumë e gjatë, në Itali isha në një party në Sardegna, aty ishte një organizim nga një manjat rus, i cili ishte impresionuar me punën time dhe më pyeti se çfarë ëndrre kam. I thashë, dua të shkoj në Amerikë dhe të regjistroj muzikë me Timbaland, ai më tha se është e pamundur. Dhe në qoftë se ju më thoni se është e pamundur, atëherë unë do bëj çdo gjë që të kem sukses.

Na trego pak një sfidë të shkurtër?

Po. Një vit më vonë unë shkova për të kënduar në një privat-partypër Donald Trump, i cili gjithashtu ishte impresionuar dhe befasuar se si nuk më kishte njohur më parë. Ai më solli në Grammy dhe më njohu edhe me Timbaland. Pas shumë përpjekjeve, ai më dha këngët, unë mora DJ dhe rap-artistin e tij dhe bëra turne në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi e Itali. Kur e panë se kisha dhënë spektakël para 70 mijë spektatorëve, e kuptuan se kush jam. Por kjo ishte vetëm fillimi … Po, unë kam pasur mënyra të ndryshme që të bëhem e njohur te komuniteti LBGT, që tashmë më duan shumë dhe unë isha dy herë radhazi për të performuar aty. Diçka e ngjashme ka ndodhur vetëm për Lady Gagën, pastaj ishte një realitet. Unë me pamjen time jam e gatshme për të pushtuar Amerikën. Sot yjet e muzikës pop janë të gjitha vajza të shuara, unë kam zgjedhur për të sjellë imazhin e një femre seksi dhe magjepëse në modë. Kjo ishte vërtet një Bleona.

Ndërkohë keni pasur edhe një eksperiencë në “X Factor” në Shqipëri …

Kjo ishte diçka që unë bëra në vendin tim. Unë kam qenë e lumtur që të jem në gjendje për të dhënë diçka për muzikantët e rinj shqiptarë, për t’i bërë ata të kuptojnë se si funksionojnë gjërat në pjesën tjetër të botës. Dhe kjo nuk ka rëndësi nëse ata nuk fitojnë çmime, sepse ka një jetë të tërë përpara për ta bërë atë.

Shqiptarët të përkrahin në këtë drejtim?

Jo në fakt. Në vendin tim njerëzit janë shumë skeptikë, kështu që kur u thua se doni të bëni diçka të tillë për të shkuar në Amerikë dhe të bëheni të famshëm, ata thonë se nuk mund ta bëni këtë. Por, duke më njohur se si jam që kur them diçka, unë e bëj, e kanë kuptuar këtë.

Flet shumë gjuhë të huaja përfshirë dhe italishten, një këngë në gjuhën italiane do t’ju pëlqente?

Një.. shumë! Unë e dua shumë Laura Pausinin, Giorgian, Tiziano Ferron, kur isha e vogël e kam dëgjuar shumë Giorgian, dhe vendosa të mësoj gjuhën italiane, nuk do ishte keq të kisha një ftesë për “X Factor” Italia. Tani që po mendoj për këtë gjë, vërtet do të doja një këngë të tillë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura