Bledi Shkëmbi në hall, mungesa e Sofranakut “prish” ekuilibrin edhe në mesfushë

Oct 4, 2021 | 13:06
SHPËRNDAJE

Dinamo kishte krijuar një ekuilibër më të mirë në ndeshjet e fundit sa i takon formacionit. Skema me tre mesfushorë në ndeshjet me Teutën dhe Partizanin ka funksionuar më mirë dhe i ka dhënë skuadrës së trajnerit Bledi Shkëmbi më shumë stabilitet.

Bledi Shkembi

Por ky ekuilibër është “prishur” nga kartoni i kuq i marrë në derbi nga qendërmbrojtësi Aleksandër Sofranak. Pas daljes së tij nga fusha, në mbrojtje u spostua Sidibe dhe kështu pritet të ndodhë edhe në ndeshjen e radhës me Vllazninë në kampionat, sepse blutë nuk kanë të tjerë mbrojtës qendre natyralë.

Alternativat për Shkëmbin janë Sidibe ose Ali Samake, por më shumë shanse ka i pari dhe kjo do të thotë se në mesfushë do të ketë një vend bosh në rolin e shkatërruesit.

Sofranak

Nëse stafi i Dinamos vendos të vazhdojë të luajë me 3 mesfushorë, atëherë Shkëmbit i duhet të zgjedhë një nga lojtarët që ka në stol ose të spostojë Ibraimin më prapa. Nëse ai i kthehet skemës së dy javëve të para, me dy lojtarë në qendër të mesfushës, atëherë ata do të jenë Demiri dhe Ali Samake. Derisa të vijë ndeshja me Vllazninë, blutë kanë kohë të eksperimentojnë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura