Biznesmeni u vra për zhurmën e servisit

Nov 12, 2012 | 18:07
SHPËRNDAJE
Naim Suli

FIER- Konflikti për zhurmën e servisit çoi në ekzekutimin e biznesmenit Naim Suli. Policia e Fierit, brenda më pak se 24 orësh zbardhi emrat e tre autorëve të vrasjes së 47-vjeçarit, si dhe motivet e saj.

Me anë të një konference për shtyp, zëdhënësja e Policisë deklaroi se u identifikuan dhe shpallën në kërkim atentatorët. Ata janë Gëzim Sulo, 49 vjeç, si dhe dy djemtë e tij, Ervis dhe Endri Sulo, përkatësisht 22 dhe 20 vjeç. Dyshohet se këta tre persona, pronarët e servisit ngjitur me vilën e familjes Suli, qëlluan me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e së shtunës biznesmenin Sulo. Babë e bir janë shpallur në kërkim nga Policia, e cila për çdo informacion që do të ndihmojë në arrestimin e tyre ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 500 mijë lekësh. Burimet zyrtare të Policisë bëjnë të ditur se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta. Siç bëhet e ditur nga grupi hetimor, 49-vjeçari Gëzim Sulo dhe 47-vjeçari Naim Suli, përpara një viti janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Shkak i këtij sherri mësohet se ka qenë aktiviteti i familjes Sulo. Vetëm rreth tri metra larg shtëpisë së viktimës, ngjitur me portën kryesore të vilës 4-katëshe, Gëzim Sulo kishte ndërtuar një servis prej rreth 2 vitesh. Aty përditë shkonin automjetet për të riparuar defektet e ndryshme, por zhurmat e mjeteve dhe puna që kryhej në servis gjatë gjithë ditës, deri në mbrëmje ishte kthyer në një makth për familjen Suli. Njëri prej djemve të familjes, Naim Suli, rreth 1 vit më parë kishte debatuar me pronarin e servisit, duke i kërkuar të bënte kujdes pasi po i shqetësonte familjen me gjithë ato zhurma. Madje, sherri kishte bërë që për pak kohë ata të mos flisnin dhe pse çdo ditë haseshin te porta e shtëpisë. Më vonë ishin pajtuar, ndonëse situata mbetej po e njëjtë dhe të dyja palëve u ishte dashur që të përplaseshin për këtë çështje edhe herë të tjera. Burime nga Policia shprehen se për autorët e dyshuar të ngjarjes janë siguruar dëshmitarë okularë dhe prova të mjaftueshme që i çojnë drejt së njëjtës pistë dhe të njëjtave emra.

Artikullin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura