Biznesmeni shtrihet në ujërat e zeza të Golemit: Këtu është jeta…(Video)

Apr 28, 2016 | 21:31
SHPËRNDAJE

Në episodin e sotëm të emisionit investigativ “STOP” është denoncuar problematika e ndotjes së plazhit të Golemit nga ujërat e zeza. Kjo zonë, edhe pse në prag të sezonit turistik 2016, duket se ende nuk është e përgatitur për të pritur turistët, pasi ujërat e zeza vijojë të dredhen në det.

4-29

Një biznesmen në këtë zonë ka ironizuar me kreun e Bashkisë së Durrësit dhe ka bërë një veprim që të tërheqë vëmendjen e tij. Ai është shtrirë mbi ujërat e zeza dhe thotë:

“Këtu është gjëja më e lumtur, më e bukur që ekziston. Këtu i gjen të gjitha pisllikun, halet, llumin, vetëm kreun e bashkisë nuk e gjen këtu. Sa shpresë e kishim me e pa, me e taku se na premtoi do bëjmë kështu do bëjmë ashtu. Hajde o burr shife Golemin…ecni o vlla këtu ecni se këtu është jeta, nuk iki që këtu, do pres rusët”, thotë ai.


Biznesmeni shtrihet në ujërat e zeza të Golemit… by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura