BiznesAlbania, Bregasi merr përgëzimet nga zyrat qendrore të ILO

Mar 31, 2011 | 13:04
SHPËRNDAJE

Biznes Albania po ia del me sukses procesit të njohjes si grupimi më i madh i biznesit në vend. Këtë e tregon interesi i organizmave ndërkombëtare, të cilët kanë uruar presidentin e Biznes Albania, Luan Bregasin, për zgjedhjen e tij në këtë detyrë, si dhe kanë shprehur interes bashkëpunimi me grupimin. Kështu, ditëve të fundit Presidenti i BA ka marrë një letër zyrtare nga Zyra Rajonale e ILO-s për Europën Qendrore dhe Lindore, e vendosur në Budapest, nëpërmjet së cilës urohet për zgjedhjen si President i Shoqatës së Organizatave të Punëdhënësve të Shqipërisë BIZNESALBANIA prej drejtorit të kësaj zyre, Mark Levin. Një tjetër urim vjen edhe nga Anne Knoëles, specialiste e lartë për veprimtarinë e punëdhënësve në zyrën e Budapestit, e cila përveç urimeve shpreh edhe dëshirën për bashkëpunim në të ardhmen për një sërë projektesh të bëra publike nga Biznes Albania, të cilat do të jenë edhe në fokusin e ILO-s. Gjatë këtyre ditëve është zhvilluar edhe një takim mes përfaqësuesit të ILOs në Shqipëri, Alfred Topi, i cili i ka dorëzuar letrën e urimit nga Budapesti presidentit të BA, Luan Bregasi. Gjatë takimit, palët kanë fokusuar bisedën edhe në projekte konkrete bashkëpunimi në të ardhmen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura