Bisedë 2 orë kokë më kokë, tone të larta dhe kundërpërgjigje. Çfarë ndodhi dje mes Ramës dhe Tahirit?

Oct 19, 2017 | 12:45
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim dje kokë më kokë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Gazetarja Marsela Karapanço duke iu referuar burimeve konfidenciale raportoi për “BalkanWeb” se takimi është zhvilluar dje në orën 15:00 në Kryeministri.

tahiri rama

Rama dhe Tahiri kanë qëndruar për rreth 120 minuta bashkë dhe biseda mes tyre ka qenë me tone të larta dhe e tensionuar, kryesisht nga kryeministri. Mësohet gjithashtu se Rama ka kërkuar një përgjigje për ‘qëndrimin’ e Tahirit pas publikimit të dosjes “Habilaj”, ku përmendej edhe emri i tij.

Tahiri është kreu i Partisë Socialiste në Tiranë dhe koordinator kombëtar për bashkëqeverisjen në PS. E me sa duket Rama ka kërkuar dorëheqjen nga këto detyra të Tahirit.

Por në takimin e djeshëm nuk ka pasur asnjë hap pas nga ish-ministri. Pritet që në orët në vijim të ketë edhe një vendim të tijin në lidhje me marrëdhënien me PS-në dhe mandatin e deputetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura