“Birra Korça, më e mira”- Mbyllet Festa e Birrës në Korçë, natë magjike për vizitorët e turistët: Shijuam çdo moment

Aug 21, 2023 | 12:20
SHPËRNDAJE

Festa më e madhe verore në Shqipëri, festa e birrës Korça kulmoi mbrëmjen e së dielës duke mbyllur edicionin e 17 të suksesshëm të saj.

Një tjetër natë magjike përjetuan qytetarët nën ritmet e muzikës më të mirë shqiptare dhe asaj greke. Turistët dhe vendasit festuan deri pas mesnate për 5 net radhazi në Korçë, qytet që u shndërrua në qytetin më të frekuentuar të kësaj vere.

Birra Korça, birra e parë shqiptare që prodhohet pikërisht në qytetin e Korçës, këtë vit zuri hapësirën me 12 stenda në terminalin e autobusëve. Birra Korça u shijua pafundësisht dhe e freskët edhe në çdo tavolinë të shtëpisë së birrës Korça, një nga polet e rëndësishme të festës, ku në fakt çdo mbrëmje ka qindra vizitorë.

Këngëtarët më të njohur shqiptarë dhe të huaj e shndërruan Korçën për 5 net me radhë në një skenë gjigande.

Interpretuan në skenë duke ngritur peshe publikun Ylli Limani, Elvana Gjata, vëllezërit Prifti, Eugent Bushpepa, Irkenc Hyka, Lorenc Hasrama, grupet e huaja La Bouche, No Mercy, këngëtarët e mirënjohura greke Despina Vandi dhe Keti Garbi.

Edicioni i 17 i festës së Birrës mori më shumë bukuri me pijen e dashur të të gjithëve, birrën kroca që vijon të kryesojë tregun dhe mbetet e preferuara në çdo tryezë feste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura