“Birra Korça” me 12 stenda për turistët! Në festën më të madhe të verës priten mbi 100 mijë vizitorë për të shijuar muzikën live dhe ushqimet tradicionale

Aug 16, 2023 | 23:16
SHPËRNDAJE

Nis sot në Korçë festa e birrës Korça, një ndër festa më të mëdha që do të vijojë për 5 netë me radhë.

Capture

Pritet që numri i turistëve të arrijë deri në 100 mijë vizitorë gjatë pesë ditëve të festës, ndërsa birra Korça ka vendosur në dispozicion 12 stenda për të kënaqur turistët.

Capture

 

Vlen të theksohet se kjo festë ka shënuar 17 vite sukses dhe është kthyer ndër festat më të mëdha verore.

Capture

“Në Korçë do të startojë festa më e madhe e birrës në Shqipëri. Për pesë netë me radhë do të mirëpresë qindra mijëra turistë vendas dhe të huaj. Një tjetër kënd i rëndësishëm është shtëpia e Birrës Korça. Në këtë kënd turistët do të kenë mundësi të shijojnë muzikë live, dhe birrën Korça si edhe gatimet tradicionale.

Ndër vite turistët kanë zgjedhur shtëpinë e birrës për të qenë sa më pranë festës. Birra Korça ka në dispozicion 12 stenda për të kënaqur turistët. Janë 17 vite suksesi pasi nga viti në vit kjo festa ka arritur përmasat e saj duke u kthyer në një nga festat më të mëdha verore në Shqipëri”, raportoi gazetarja Lorena Kodra për News24.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura