Bild: Policia e Maqedonisë po keqtrajton refugjatët

Mar 7, 2016 | 10:47
SHPËRNDAJE

Gazeta gjermane “Bild” shkruan në një artikull në versionin e saj online se ka ankesa sa i përket trajtimit të emigrantëve në kufirin me Maqedoninë.

unicef-780x439

Teksa citon organizatat civile që nënvizojnë se është shtuar keqtrajtimi i emigrantëve në vijën kufitare mes Greqisë dhe Maqedonisë.

“Duhet doemos të ketë kushte më të mira, më dinjitoze dhe më humane për qëndrimin e tyre këtu”, tha Muhamed Arif nga UNHCR.

Për nesër është paralajmëruar vizita e përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës për migrim dhe refugjatë Thomas Bocek i cili në ditët në vijim do të inspektojë gjendjen në kampet e refugjatëve në Greqi dhe në Maqedoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura