“Bild”: Kancelarja Merkel e inkurajoi personalisht Ramën që të ndërmjetësonte midis Turqisë dhe Greqisë

Jan 13, 2021 | 22:21
SHPËRNDAJE

Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka inkurajuar personalisht kryeministrin Edi Rama që të përpiqet të mbledhë krerët shtetërorë të Greqisë dhe Turqisë rreth një tavoline.

edi rama

Dy vendet janë në mosmarrëveshje për ishujt në Detin Egje, e cila kohët e fundit ishte përshkallëzuar.

Gazeta gjermane Bild, që bën me dije lajmin e konsideron kreun e qeverisë shqiptare si “ndërtuesi i urës” midis dy vendeve.

Artikulli vjen pas pak ditë më parë kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Ankara ku u prit me ceremoni shtetërore nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

Pas vizitës, në media qarkulloi lajmi se kryeministri shqiptar do të ndërmjetësonte midis Athinës dhe Ankarasë për të zgjidhur mosmarrëveshjes midis tyre, mjaft të agravuara muajit e fundit pasi anijet turke kanë eksploruar në zonat e diskutuara midis dy shtetet për detin Mesdhe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura