BILANCI/ Mbi 100 të lënduar nga tërmeti më i fuqishëm i 30 viteve të fundit

Sep 22, 2019 | 8:30
SHPËRNDAJE

Tërmeti që shkundi dje Tiranën, Durrësin, por edhe disa vende të tjera të Shqipërisë, në orën 16:05, ishte i një magnitude 5.8 sipas shkallës Rihter, me një intensitet prej 7 deri në 8 ballë në epiqendër.

gjeologjiku

Epiqendra ka qenë në detin Adriatik, 30 kilometra në veri të Durrësit. Goditja fillestare është shoqëruar nga disa lëkundje, për fat të mirë me magnitudë dhe intensitet më të ulët. Për të dhënë një informacion zyrtar në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti dhe situatën paraprake deri në mbrëmje, doli dje në një deklaratë për shtyp, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

“E di që këto kanë qenë orë shumë shqetësuese për të gjithë ne. Dua të ndaj me ju informacionin zyrtar paraprak, që disponojmë për momentin, bazuar në të dhënat që na vijnë nga terreni përmes shtabeve të emergjencës në të 12 prefekturat, ekipeve të emergjencave në të 61 bashkitë, komisariateve të Policisë dhe spitaleve për t’ju dhënë një pasqyrë sa më të plotë të situatës”, u shpreh dje Xhaçka.

Sipas saj, duke iu referuar ekspertëve të Institutit të Gjeoshkencave, me të cilët ka qenë në kontakt të vazhdueshëm, është e pritshme që ngjarja kryesore të pasohet nga lëkundje të tjera deri në stabilizimin e pllakave tektonike. Por duke e konsideruar tërmetin e orës 16:05 si ngjarjen sizmike kryesore, është një lajm i mirë që goditjet pasuese kanë shënuar një trend në ulje, qoftë për sa i përket magnitudës, ashtu edhe intensitetit.

MINISTRJA

“Sipas informacioneve zyrtare paraprake – dhe dua ta theksoj që këto informacione janë duke u përditësuar minutë pas minute, teksa ekipet skanojnë situatën në terren. Deri në momentin që po flasim, raportohet për 68 persona të lënduar, por në të gjitha rastet bëhet fjalë për lëndime të lehta, që kanë ardhur kryesisht si pasojë e situatës së frikës që kanë përjetuar qytetarët në momentin e tërmetit, dhe pasi kanë marrë trajtimin mjekësor, janë larguar sërish për në banesat e tyre. Disa prej të lënduarve janë asistuar nga ekipet mjekësore të ambulancave pranë vendeve të tyre të banimit”, tha dje Olta Xhaçka.

Sipas saj, ajo që është më e rëndësishmja, është se nuk ka pasur asnjë humbje jete. Nga ana tjetër, tërmeti ka shkaktuar dëme materiale, sidomos në Durrës dhe Tiranë, por fatmirësisht, në pjesën dërrmuese behet fjalë për krisje të mureve apo dëme të tjera të këtij niveli, ndonëse në ditët në vijim serioziteti i këtyre dëmtimeve do të verifikohet nga grupet e ekspertëve në terren.

BILACI

Më konkretisht, në Qarkun Tiranë, raportimet e deritanishme flasin për: dëmtime, kryesisht krisje, në 46 banesa e 3 pallate në Farkë, Zonën e Astirit, Dajt, “Komunën e Parisit”, Njësia Administrative 2 dhe 6, si dhe në Pezë, Kashar, Zallherr, dhe Kodër Sharrë; Në Qarkun Durrës, në Shijak dhe në Durrës qytet raportohen dëme ne 4 pallate dhe 42 banesa, kryesisht te vjetra; Në Bashkinë Librazhd janë dëmtuar 7 banesa; Në Qarkun Dibër, Bashkia Klos, Njësia Administrative Xibër, raportohen 4 banesa të dëmtuara, nga të cilat një e rrëzuar; Në Bashkinë Berat ka një banesë të dëmtuar; Në qarkun Lezhë, në qytet ka dëme të lehta në 4 banesa; Në Qarkun Fier, janë shënuar 4 banesa të dëmtuara lehtë në Bashkinë Lushnjë dhe Njësinë Administrative Fier Shegan, por ajo që është e rëndësishme, është konfirmuar që nuk ka asnjë dëm në puset e naftës; Në Bashkinë Korçë nuk raportohen dëme.

a”, tha dje Xhaçka.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura