Big Mama rikthehet në “Big Brother VIP”? Ja fotoja që po i bën të gjithë të dyshojnë

Jan 14, 2022 | 21:27
SHPËRNDAJE

Rrugëtimi i këngëtares Big Mama në “Big Brother VIP”zgjati vetëm pak javë pasi ajo vendosi të largohet nga reality-show nga debati i rëndë me Antonela Berishën.

Debati me tone të larta u shoqërua me ofendime dhe fyerje të shumta. Së fundmi një foto që këngëtarja ka postuar në Instagramin e saj ka ngritur dyshimet se mund të rikthehet në Big Brother ViP.

big-mama

Big Mama ka postuar në Instastory një foto jashtë shtëpisë së “Big Brother” dhe ka shkruar: “A të futem prap? Si thoni?”

big-mama-story

Kaq ka mjaftuar që të krijohen aludime se ajo mund të rikthehet. Megjithatë, kujtojmë se shtëpia e “Big Brother VIP” ndodhet shumë afër studiove të Top Channel dhe nuk përjashtohet mundësia që Big Mama të ketë qenë në televizion për ndonjë intervistë dhe me atë rast ka ngacmuar edhe fansat.

big-mama-1

Pas debatit të fortë me ish-konkurrenten e “Për’Puthen”, këngëtarja i kërkoi falje produksionit dhe veçanërisht familjes së Antonelës, duke thënë se ky sherr për të i përket të shkuarës edhe pse nuk është penduar rreth asaj që ndodhi.

antonela-e-big-mama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura