Big Brother, Diedoni e Alba vënë ‘bast’ se kush do puthë i pari

Mar 21, 2015 | 12:29
SHPËRNDAJE


Diedoni dhe Alba janë në dhomën e gjumit të shoqëruar nga Jonida dhe Zaida. Ata vendosin bast për puthjen e parë. Çifti i parë në shtëpi kanë vendosur ta bëjnë zyrtare lidhjen jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke menduar se kështu respektojnë familjarët e tyre.

Diedoni provokon Albën duke i thënë se ajo nuk do të rezistojë dhe do e puthi e para. E njëjta gjë është dhe për Albën. Duket se mes dilemës se dëshirës për të finalizuar raportin e tyre dhe stresit se çfarë do të thonë familjarët e tyre, ata vendosin të vënë një bast. 

Basti për puthjen: Nëse Diedoni e puth i pari Albën, ai do të vijë të jetojë në Tiranë. Nëse Alba e puth e para Diedonin, ajo do shkojë të jetojë në Kosovë.
Ajo që asiston në bastin e tyre është Zaida. Duket se “kumbara” po e çon deri në fund detyrën e saj.

Jonida është ana tjetër e medaljes në shtëpi. Ajo teksa sheh marrëdhënien e Albës me Diedonin “qan” ndjenjën që ushqen për Fatjonin. Ajo i tregon Zaidës që donte të flinte mbrëmë me të, por rezistoi. 

Dhe pse e pezmatuar ajo i thotë Zaidës se: “dhe po doli Tea nuk do i jap fare shkak. Unë isha tek shtrati i tij dhe u shtriva përkrah. Fabiani më kërkoi që t’i shkoja pranë dhe Fatjoni nuk foli fare. Sa inat më vjen”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura