‘Bie’ një tjetër emër nga lista e Alibeajt, kandidati për bashkinë e Kurbinit: Nuk do të garoj më 14 Maj. Kryesia vendosi të mos e zyrtarizojë…

Mar 28, 2023 | 17:40
SHPËRNDAJE

Genc Doçi i cili ishte ndër emrat e futur në listën e grupimit të Alibeajt për të kandiduar për kryetar bashkie në Bashkinë e Kurbinit nuk ka mundur të regjistrohet.

alibeaj-1-770x404

Ai ka shkruar në rrjetet sociale se pavarësisht dëshirës së tij, kryesia e PDSH ka vendosur të mos e zyrtarizojë kandidaturën e tij.

“Te nderuar qytetare te Kurbinit! Une nuk do jem kandidat per zgjedhjet vendore te 14 Maj 2023 , pavarsisht deshires time te madhe per tu perfaqesuar.Kjo ndodhi pasi Kryesia e PDSH vendosi te mos e zyrtarizoje kandidaturen time.

Ju falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen qe me keni dhene, e kam ndjere cdo dite ne takimet e shumta qe kemi bere bashke! Me respekt Genc Doçi”, shkruan ai.

Ndërkohë më herët, kandidati për bashkinë e Vorës nga radhët e grupimit të Alibeajt nuk arriti të regjistrohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura