Beyonce Shpërthen në lot

Mar 31, 2014 | 14:05
SHPËRNDAJE

Nuk na ndodh përditë që të shohim personazhe publike që të shpërthejnë në lot, ndaj dhe në ato pak raste kur ndodh, situatat nuk i shpëtojnë syrit vigjilent të paparacëve. Ndërsa kjo për protagonisten në fjalë, këngëtaren Beyonce, ishte një prekje emocionale e cila ndodhi pikërisht në fund të koncertit të saj në Lisbonë, që shënoi edhe fundin e turit të saj artistik. Fjalët e saj ishin po kaq mallëngjyese: “Jeni forca ime, pa të cilët nuk mund t’ia dal dot. Ju më keni ndihmuar të ngrihem, në ato raste kur jeta ka bërë që të rrëzohem. Ju dua”, ishin fjalët e saj drejtuar turmës së fansave të pranishëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura