Betohen para Presidentit tre anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese

Nov 14, 2019 | 20:00
SHPËRNDAJE

ca3546ff-5572-4f20-98b5-e3482a5d6b8eBetohen para Presidentit të Republikës tre anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji.

Mbrëmjen e sotme u zhvillua ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ku tre zonjat u betuan si anëtare të Kushtetueses.76c7289f-62af-4117-b7ce-7eb55a2e9d05

Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, anëtaret e reja u betuan para Presidentit Meta: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”.

Presidenti Meta iu uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme.7bee5267-2711-43c8-86fd-b014eab259fe

08e406e5-59b4-46e6-b4bb-0beb984fd2e6 Xhaferllari-1

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura