Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Kurban Bajramin. Mesazhi i kreut të KMSH

Aug 11, 2019 | 8:27
SHPËRNDAJE

Besimtarët myslimanë anë e mbanë vendit falën mëngjesin e kësaj të diele namazin e Kurban Bajramit, i cili shoqërohet më pas me prerjen e kurbaneve.

besimtare

Riti që nis që nga periudha e Profetit Ibrahim (Abraham), është një nga rregullat e Islamit.

Para festës së Kurban Bajramit, në Mekë zhvillohet pelegrinazhi i përvitshëm i Haxhit, ku miliona myslimanë nga e gjithë bota marrin pjesë. Haxhi është një nga pesë kushtet e Islamit.

Siç theksoi edhe kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu gjatë fjalës së mbajtur në Sheshin Skënderbej, nga Shqipëria morën pjesë këtë vit në haxh morën pjesën 400 shqiptarë.

Spahiu u shpreh se simbolika e kësaj dite është kurbani, si shenjë mirënjohje ndaj Zotit.

Kurban Bajrami është dita ku ne i shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit. T’i shohim të gjithë njerëzit me sytë e dashurisë. Allahut i intereson devotshmëria jonë. Te Allahu nuk arrin as mishi dhe as gjaku i Kurbanit, por bindja ndaj tij. Sot në këtë ditë besimi Bajrami, dëshmia e sakrificës na bën që ti jemi Zotit mirënjohës. Kjo na nxit të jemi gjithmonë të gatshëm dhe të bëjmë sakrifica për fe dhe atdhe. Kurbani do të thotë afrim të njeriut me krijuesin. Njerëzit nuk duhet t’i ndërpresin shpresat te Allahu”, tha ai ndër të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura