Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, falin namazin në sheshin ‘Skënderbej’

Apr 10, 2024 | 7:24
SHPËRNDAJE

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin. Në Tiranë, mijëra besimtarë shqiptarë, kryen faljen e namazit në “Sheshin Skënderbej”, nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.

besimtare

Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.

Gazeta Panorama Online ju uron të gjithë besimtarëve Gazuar Bajramin!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura