Bes Kallaku feston ditëlindjen, e dini sa vjeç mbush aktori? (Foto)

Nov 20, 2019 | 11:41
SHPËRNDAJE

Sot është një ditë e veçantë për aktorin e njohur të humorit, Bes Kallaku. Ai feston ditëlindjen. E para që e ka uruar duke zbuluar kështu moshën dhe surprizën për Besin, ka qenë sigurisht Xhensila.

Ajo e ka uruar njeriun e zemrës në mesnatë kur akrepat kanë shënuar 00:00.

Këngëtarja ka postuar në ‘Instastory’ foton e tortës së ditëlindjes dhe ka treguar kështu se Besi mbush 34 vjeç. “Edhe 100 vjeç baba!”, shkruhet në tortë.

Torta është e modeluar me simbolin e filmit të tij të parë, ‘Falco’, i cili sot do të shfaqet në kiema.

Besi kështu ka dy gëzime sot, ditëlindjen dhe shfaqjen e filmit të tij në kinema.

I urojmë Bes Kallakut, gëzuar ditëlindjen!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura