Berluskoni: Renci hoqi qafe më shumë komunistë në dy muaj se unë në 20 vjet

Feb 28, 2014 | 12:59
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, pavarësisht dhjetëra telasheve mbi kokë që përfshijnë kryesisht çështjet e tij gjyqësore, nuk harron kurrë të përdorë batutat. Duke iu referuar kryeministrit të ri të vendit, më të cilin disa ditë para se të emërohej Berluskoni zhvilloi një takim disaorësh, ai dha vlerësimet maksimale. Edhe pse Renci është drejtues i partisë më të madhe në Itali, Partisë Demokratike, të cilën Berluskoni e konsideron si partia komuniste, ai është shprehur: “Renci është shumë i zoti, ka hequr qafë më shumë komunistë ai në dy muaj se sa unë në 20 vjet”. Më pas Silvio Berluskoni vazhdoi me komplimentet dhe mbështetjen për kryeministrin sepse është “shumë i aftë”, “i besueshëm”, që “sipas disave mund të jetë pasuesi im…” etj. Ndërkohë, partia e drejtuar prej Berluskonit, “Forza Italia”, e cila u shkëput pak muaj më parë nga koalicioni i forcave të djathta italiane, po vuan nga mungesa e një strukture të mirëfilltë. Veç kësaj, sipas “Corriere della Sera”, kjo forcë politike po vuan edhe nga një problem antik, siç është financimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura