Berisha tregon emrin e ministrit që luan me diamante: Ai e ka rozë botën

Feb 22, 2018 | 23:00
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Berisha mori fjalën në Kuvend gjatë diskutimit të çështjeve jashtë rendit të ditës për të lexuar mesazhin e një qytetari, sipas të cilit prej pesë muajsh në treg mungojnë holluesit e gjakut për ata që kanë vendosur valvula në zemër.

berisha_1519157066-3450795

“Cdo emergjencë është një procedurë dhe vij këtu për të denoncuar pashpirtësinë, papërgjegjshmërinë në emër të qytetarëve të cilët kanë vendosur valvula në zemër dhe në 5 muaj nuk gjejnë sintrom në treg. Kjo është 90% baraz me vdekje. Valvula nëse nuk merr holluesin e gjakut e çon drejt vdekjes të moshuarin”, tha Berisha.

Sipas tij “Këta që luajnë me diamante si puna e këtij që foli para meje (ministri Klosi), këta e kanë rozë këtë Botë. Këta që vdesin për valvula, e kanë ferr këtë botë”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura