Berisha: Të ngrihemi e të çojmë para drejtësisë kriminelët e maxhorancës

Mar 4, 2015 | 13:11
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha shkruan se pas deklaratave të fundit të Tom Doshit populli duhet të ngrihet dhe të çojë para drejtësisë kriminelët e maxhorancës.

Ish kryeministri Sali Berisha

“Ilir Meta pranoi dje se eshte projektuar eleminimi i Doshit. Por ndonese Doshi akuzon vet Meten dhe doresi ka akuzuar ne deshmine e Doshit por dhe tek Saimir Tahiri vet Meten, ky i fundit se bashku me Ramen, mendojne se do ta kalojn ,me moton e tyre qesharake “fajin e ka Saliu”, duke faktuar edhe me shume autoresine e projektit kriminal te eleminimit te dy deputeteve te parlamentit shqiptar”, shkruan Rama.

Sipas tij “kur kreret e legjislativit dhe ekzekutivit, tashme te mbytur nga krimi i tyre, te akuzuar, siç eshte rasti i Ilir Metes se ka paguar per te ekzekutuar dy deputete te parlamentit, kerkojne te shpetojne duke manipuluar me dhune policore deshmite dhe deshmitaret e aferes kriminale apo duke perdorur te famshmen “fajin e ka Saliu”, imagjinoni ju lutem se çfare mund te bejne keta per secilin prej jush apo femijet dhe familjaret tuaj. Prandaj ju bej thirrje te ngrihemi dhe me protesta mbare popullore te shpetojme vendin nga kthetrat e krimit ne pushtet e te cojme para drejtesise dhe ligjit kriminelet ne krye te mazhorances se qelbesirave”!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura