Berisha takon Mateon: Ngjiti 4 nga 7 majat më të larta të Globit

Feb 15, 2014 | 16:48
SHPËRNDAJE

TIRANE- Ish kryeministri Berisha ka ndare me miqte e Facebook-ut kenaqesine e takimit me 19 vjecarin Mateo Begeja, qe ka ngjitur 4 nga 7 majat me te larta te Globit, duke ngritur ne to flamurin shqiptar.

“Miku im dje ne zyre ishte 19 vjeçari Mateo Begeja pas kthimit ne Shqiperi nga ekspedita e suksesshme e Andeve, ne te cilen ai u ngjit per here te pare ne historine e alpinizmit shqiptar ne majen Aconcaguas 6.962 m e larte, qe eshte edhe maja me e larte e te gjithe hemisferit jugor”- shkruan Berisha.

Ai shton se Mateo qe ka ngjitur flamurin tone kombetar deri tani ne 4 nga 7 lartesite me te medha te planetit nder te cilat dhe ne Everest me rastin e 100 vjetorit te pavaresise, i foli per Andet, por me shume per projektet e tij te ardhshme.

“Ai po pergatitet se bashku me te atin, alpinistin e njohur Xhim Begeja, te mesyje te tre lartesite e tjera boterore qe i kane mbetur pa u ngjitur; Elbrusin ne Kaukaz, Dinalin ne Alaska dhe Antarktiden. E perqafova Mateon dhe i urova suksese te riut Shqiponje qe fluturon ne lartesite me te medha te rruzullit me flamurin tone kombetar. Urime Mateo, mbare shqiptaret krenohen me ty!! sb”- shkruan Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura