Berisha-Starmer: Bashkëpunim në luftën ndaj krimit të organizuar

Jan 31, 2012 | 13:44
SHPËRNDAJE

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka garantuar kryeprokurorin e Anglise per mbeshtetje te plotë për të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit që përballen me krimin e organizuar.

Gjate takimit mes tyre Starmer shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin shumë të mirë midis të dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar.  Ai vlerësoi vullnetin politik të kryeministrit dhe qeverisë së tij në mbështetjen e dhënë ndaj organeve ligj zbatuese në këtë bashkëpunim.

Starmer theksoi efikasitetin e luftës së përbashkët ndaj krimeve të rënda, krimit të organizuar dhe trafiqeve gjithashtu vlerësoi dhe dha mbështetje për punën që bëhet në Shqipëri në këtë drejtim.

Nga ana e tij Berisha e falenderoi për ndihmën mbështetjen dhe bashkëpunimin në prioritetin e qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar. Ai theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të forcuar bashkëpunimin në këtë drejtim. Në këtë kuadër, kryeministri tregoi  gatishmërinë e plotë të qeverisë shqiptare për nënshkrimin e çdo marrëveshje dhe krijimin e kornizës së nevojshme që do të rriste efikasitetin në luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar, trafiqeve dhe veprimtarive të tjera të paligjshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura