Berisha: Rama vuan nga kompleksi im, i ka ngel ora në kohën e Enverit

Sep 2, 2015 | 17:40
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha kritikon kryeministrin Edi Rama për deklaratat e bëra lidhur me investimet në infrastrukturën e bregdetit të jugut, duke thënë se ai nuk njeh investimet e tetë viteve të qeverisjes së djathtë, por “i ka ngelur ora në kohën e Enverit”.

Sali Berisha
Sali Berisha

Në një koment të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha thotë se Rama e lidh çdo dështim të qeverisjes me ‘fajin e ka Berisha’.

“Per te justifikuar deshtimin e plote te sezonit turistik per shkak te erresires, piktori deshtak deklaroi perseri se fajin e ka Saliu. Keshtu, Edi Rama, i mberthyer ne kompleksin e tij te tmerrshem “Sali Berisha”, fabrikon çdo dite genjeshtra, mashtrime per te ngushelluar veten me qellim qe te fshije si don kishot gjithçka qe eshte bere para tij keto 24 vite”,-shkruan Berisha në “Facebook”.

Ish-kryeministri citon Ramën kur flet për investimet në jug të vendit. Berisha ka publikuar edhe disa shifra që sipas tij, tregojnë investime në shumë zona në jug të vendit.

“Duke folur per energjine dhe terrin ne te cilin ai zhyti zonen turistke te vendit, nga Velipoja ne Ksamil (per shkak te nxjerrjes jashte prodhimi te hidrocentralit te Komanit dhe derdhjes çdo dite nga ky HEC se paku te 700 mije eurove uje), Rama tha: “Eshte rritur konsumi i energjise ne bregdetin e jugut, sepse jane rritur investimet. Nderkohe qe investimet kane filluar vetem vjet nga kjo qeveri. Jane akoma telat e elektrikut te shokut Enver!!” Ne te vertete, e kohes se Enverit eshte vetem ora e Edi Rames sepse nga viti 2006-2013 ne qarkun e Vlores nga Vlora ne Ksamil jane investuar ne transmetimin, shperndarjen, prodhimin e energjise mbi 140 milions euro”,-thotë Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura