Rama në Elbasan: Turku burrë i mirë, por s’kam motër t’ia jap për grua. Berisha: Ti je i rrjedhur

May 20, 2015 | 23:26
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha kritikon ashpër deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Elbasan, duke ngritur pikëpyetje të forta për mënyrën e zhvillimit të fushatës elektorale prej tij.

Foto e publikuar ne profilin e Sali Berishes ne “Facebook”

Fillimisht kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral që pati pasditen e së mërkurës në Elbasan, vlerësoi figurën e kandidatit demokrat për bashkinë e këtij qyteti, Ardian Turku, ndërsa shprehej i habitur se si pranoni të rikandidonte për PD-në. “Çfarë do të bëjë ai? Do t’u ktheje Ardian Turku tek taksa e sheshtë?! Unë habitem se ai është dhe burrë i mirë. Si pranon ai të kandidojë për atë parti? Është burrë i mirë, por ka një shprehje “i mirë, i mirë, po nuk kam ndonjë motër t’ia jap për grua”. Domethënë është i mirë për veten, puna është për punë, se ne na duhet për punë, s’na duhet për i mirë. Edhe Qazimin se vëmë vetëm se është i mirë, e vëmë se është i zoti”,-tha Rama.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, duke thënë se Rama në këtë fushate, paraqitet si hokatar, kopjac dhe sharës pa ndonjë alternative. “Keshtu, Rama ne Elbasan tha se “Ardian Turku eshte burre i mire po s’ kam nje moter t’ia jape per grua”. Kjo deklarate e Rames mund ti komentohet ne shume menyra dhe domethenie por nuk ja vlen. Komenti me i drejte do ishte: Kesaj i thone fushate e nje njeriu te rrjedhur apo….gjykojeni vet!”,-shkruan Berisha në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura